Më shumë se 250 emigrantë janë shpëtuar duke u përpjekur të kalonin kanalin anglez me varkë në vetëm katër ditë, kanë njoftuar autoritetet franceze.
Kjo është një shenjë se nisjet nga Franca për në Angli janë duke vazhduar pavarësisht përpjekjeve të qeverisë së Britanisë së Madhe për të penguar emigrantët që të kalojnë.
Ndërsa, të hënën 15 gushtit, një varkë patrulluese e rojes bregdetare franceze të doganës ka shpëtuar 40 emigrantë.
Dhe vetëm një ditë më parë, 63 persona ishin nxjerrë nga deti nga një anije e marinës franceze, raporton euronews.
Ndërkaq, të martën 16 gushtit, një varkë nga Shoqata Kombëtare për Shpëtim në Det, ishte mobilizuar për të sjellë 50 pasagjerë nga një varkë emigrantësh në breg.
Kurse, në netët e 16 dhe 17 gushtit, marina franceze ka shpëtuar 62 persona, ndërsa një rimorkiator shpëtimi ka gjetur 39 emigrantë të tjerë.
Sipas zyrtarëve francezë të marinës, 533 përpjekje për të kaluar në Angli me varkë, duke përfshirë 18 mijë e 763 emigrantë, janë regjisturar gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti, me më shumë se 50 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Ndryshe, numri i emigrantëve që kanë kaluar ilegalisht Kanalin Anglez dhe kanë mbërritur në Britaninë e Madhe që nga fillimi i vitit ka kaluar shifrën 20 mijë. Ndërkaq vitin e kaluar rreth 28 mijë e 526 emigrantë kanë kaluar kufirin me këtë metodë.
Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar më i larti në 40 vjetët e fundit