Zhytësit e Forcës Detare të Republikës së Shqipërisë kanë përfunduar trajnimet njëjavore në Pashaliman me zhytësit e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi ka njoftuar se tradita e bashkëpunimit mes të dy vendeve vazhdon akoma gjersa ka përmendur stërvitjet e zhvilluara nga ekipet, në Pashaliman të Shqipërisë.
“Gjatë trajnimit njëjavor në Pashaliman, u zhvilluan zhytje ambientuese me arritje të thellësi deri në 3-12m, kërkim me mbështetje nga gomonia, orientim me busull dhe format e kërkimit me pamje kufizuese, eliminimi i pengesave gjatë kërkimit nën ujë, etj”, ka shkruar Peleshi në Facebook.