Njohësi i sigurisë: Tensionet në Veri nuk mund të përshkallëzohen, kemi KFOR-in dhe Policinë

Njohësi i sigurisë, Fadil Kajazi ka deklaruar se nuk mund të ketë një përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës, pasi ka forca të majftueshme të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës për të mbajtur situatën nën kontroll

Fadil Kajtazi, njohës i sigurisë

“Destabilitizm i situatës së shkallës së gjerë në veri të Kosvës nuk do të ketë, pasi ka forca të mjaftushme të KFOR-it dhe Policisë së Kosvës, të cilat do ta kontrollojnë këtë gjendje”.

Kështu ka deklaruar njohësi i sigurisë Fadil Kajtazi, i cili ka qenë ka qenë i ftuar në emisonin Five në RTV Dukagjini, ku është pyetur se a mund të ketë përshkallëzim të shkallës së gjerë të situatës në veri të Kosovë pas tensioneve të 31 korrikut dhe 1 gushtit në veri të Kosvës.

Ai ka thënë se strukturat e Policisë së Kosovës në veri të Kosovës të cilat e kontrollojnë këtë gjendje duhet të veprojnë në përputhje më ligjin, i cili iu garanton hapsirën dhe mjetet e nevojshme për të siguruar rend dhe siguri publike.

“Ajo qka duhet të theksojmë është se në strukturat e sigurisë së Kosovës në pjesën veriore, duhet të sillen në përputhje me ligjin i cili garanton hapësirë dhe mjete të nevojshme për të veperuar dhe siguarar rendin dhe sigurinë publike”, ka shtuar Kajtazi.

Sipas tij, legjitimiteti i vendimit për reciprocitet nuk duhet diskutohet pasi Kosova ka të drejtë të vendosë një reciprocitet për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve të Kosovës që udhëtojnë brenda Kosovës, dhe në Republikën e Serbisë.

Ndërsa, sipas një njoftimi për media KFOR-i ka njoftuar se ka rritur prezencën në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, si dhe aktivitetet patrulluese në veri.

Po ashtu, KFOR-i ka thënë se në mandatin që ka me rezolutën 1244 të vitit 1999, do të ofrojë një ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për gjithë qytetarët e Kosovës, thuhet në njoftim.

Ndryshe, më 31 korrik, serbët lokalë në veri të vendit kishin vendosur barrikada në rrugët që çojnë në pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe në Bërnjak si revoltë ndaj vendimit të 29 qershorit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet ndaj Serbisë për targa dhe dokumentet hyrje-dalje.

KFOR: Kemi shtuar prezencën në Jarinjë e Bërnjak

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika