Disa qytetarë të Gjilanit po mundohen të gjejnë zgjidhje për energji elektrike pasi që reduktimet e energjisë elektrike janë bërë gjë e zakonshme ditëve të fundit në qytetin e tyre.
Në mungesë te rrymës, edhe karriket e lokaleve po mbesin të thata dhe pijet në frigorifere të marketeve rrezikojnë te nxehen.
Krejt kjo situtatë për qytetaret e Gjilanit është e padinjitetshme.
Sinan Ademi thotë se mungesa e energjisë po sjellë shumë probleme.
“Tybe ja ka nisë po na ndalet edhe nuk është në rregull, nuk po me doket që kanë drejtë qeshtu, leje që u shtrejtu e tash edhe me u ndalë. Pranda kryeministri që e kemi zgjedh duhet të ketë kujdes” ka thënë Ademi.
E një qytetar tjetër tregon se sa zgjatë përiudha pa energji elektrike në vendin ku banon.
“Energjia elektrike në Gjilan është 4 me 2, dmth dy pa rrymë, katër me rrymë. Probleme po na shkakton boll. Si në shitore, po shkakton probleme të frigoriferit e plotë qesi”, ka deklaruar Agim Ilazi qytetar i Gjilanit.
Se kjo gjendje po perjetohet rëndë e thotë edhe Xhavit Hajdari.
“Mungesa e energjisë elektrike dmth ndalje e gjitha aktivitete tjera, si ekonomike dhe natyrisht që po përjetohet shumë rëndë dhe kisha apelu tek institucionet shtetërore që para sezonës së dimrit të marrin të gjitha masat e nevojshme për zbutjen e kësaj krize” , ka thënë Hajdari.
Televizioni ka drejtuar pyetje në drejtim të KEDS-it për ta treguar gjendjen me reduktime por të njejtit s’kanë kthyer përgjigje.