Specialja kthehet nga pushimi, aktgjykimi ndaj Mustafës në fundvit

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë tashmë i kanë përfunduar pushimet verore. Me tu kthyer në punë, Specialja ka nisur përgatitjet për vazhdimin e gjykimit të parë, atij kundër Salih Mustafës

Gjykata Speciale në Hagë.

Pushimet e verës ka rreth dhjetë ditë që i kanë përfunduar.

Kështu, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë nisur përgatitjet për shumë punë, të cilat i presin për pjesën e mbetur të vitit.

Rasti i parë të cilin do ta vazhdojnë ta trajtojnë, është ai i Salih Mustafës.

Medina Kadriu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tregon se këtë vit shkalla e parë do ta jap aktgjykimin në këtë rast.

“E kemi rastin e Salih Mustafës, ku është planifikuar që nga 13 deri më 15 shtator palët të paraqesin fjalët e tyre përfundimtare, ku pas kësaj do të përmbyllet gjykimi dhe trupi gjykues do të tërhiqet që të vendosë lidhur me fajësinë apo pafajësinë e zotëri Mustafa. Afati për vendosje është brenda 90 ditësh nga përfundimi i gjykimit, kështu që mund të presim që brenda këtij viti të kemi aktgjykimin e parë në shkallë të parë sa i përket një rasti për krime lufte” ka thënë Kadriu.

Medina Kadriu, IKD

Përveç Mustafës, në fundvit një vendim do të merret edhe për dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Apeli do të vendos për rastin e tyre.

“Duke i marrë parasysh të gjitha afatet që respektohen, apelimi, përgjigjet e palëve, kundërpërgjigjet e të tjera, diku gjatë dimrit mund ta kemi edhe vendimin e shkallës së dytë. Ky rast ose mund të bëhet i plotfuqishëm ose mund të ketë ndonjë ndryshim në vendim” ka thënë Amer Alija.

Amer Alija, FDH

Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare, gjithashtu nuk pret që këtë vit të fillojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

“Nëse gjyqtari i procedurës paraprake e vlerëson se palët janë të gatshme që të filloj gjykimi dhe nëse nuk kërkojnë afate shtesë për përgatitjet të shqyrtimit kryesor atëherë mund të filloj gjykimi ndoshta nga fillimi i vitit të ardhshëm”, ka thënë Alija.

Dhomat e Specializuara prej kur nisën gjykimet në shtator të vitit të kaluar, kanë shpallur vetëm një aktgjykim në shkallë të parë.

Madje, aktgjykimi nuk ka të bëjë me krime lufte për çka themeluar Specialja, por për pengim në administrimin e drejtësisë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika