Abazoviq nuk është më kryeministër, bie qeveria e Malit të Zi

Me 50 vota për është votuar mocioni i mosbesimit të Qeverisë së Malit të Zi të drejtuar nga Dritan Abazoviq

Kyreministri i Malit të Zi, Dritan Aabazoviq

Parlamenti i Malit të Zi, me 50 vota për e ka votuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së tashmë ish-kryeministrit Dritan Abazoviq.

Ky mocion ishte iniciuar nga partia e presidentit Millo Gjukanoviq, si pasojë e nënshkrimit të marrëveshjes themelore me Kishën Ortodokse serbe, nga Abazoviq.

Kjo seancë, zgjati gati 13 orë, ku pati diskutime e përplasje në mes të Abazoviqit, dhe përkrahësve të mocionit.

Gjatë këtyre diskutimeve, Abazoviq, kishte thënë se një nga arsyet që po tentohej ta rrëzonin qeverinë e tij, ishte fakti se i takonte nacionalitetit shqiptar.

Pas seancës në një konferencë për media, ai u tha gazetarëve se ishte krenar për punët që i ka bërë në 100 ditë dhe se qeveria e tij do të “mbahet mend si qeveria më e shkurtër, por ajo që kishte detyra të vështira”.

Dritan Abazoviq  ka uruar koalicionin e ri të Alekse Beçiqit dhe Milo Gjukanoviqit.

Ai tha se shpreson që së shpejti të arrihet një marrëveshje.

“Nga sot situata është më e lehtë për ne – këtë vend do ta udhëheqin ose kriminelët ose qytetarët. Ne jemi në anën e qytetarëve”, tha Abazoviq.

Abazoviq, ishte zgjedhur kryeministër me 28 prill të vitit 2022. Për zgjedhjen e tij në krye të qeverisë malazeze, kishin votuar 45 deputetë, ndërsa kundër ishin vetëm tre të tjerë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika