Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të shtunën ka informuar se nga 1 mijë e 237 testime, 303 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes.
Të shtunën janë shëruar 858 qytetarë.
Ndërsa, në total numri i rasteve aktive është 4 mijë e 30 qytetarë.
Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 37 persona.
Që nga fillimi i vaksinimit, në Kosovë, janë dhënë një milion e 835 mijë e 239 doza të vaksinës.
Deri më sot, 824 mijë e 416 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndërsa, doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë 104 mijë e 894.