Zyrtarët perëndimorë: Sulmet e Ukrainës në Krime kanë efekte psikologjike në forcat e Moskës

Zyrtarët perëndimorë thanë se sulmet e Ukrainës në Krime kanë efekte të mëdha psikologjike dhe operacionale në forcat e Moskës. Flota ruse që nga fillimi i luftës Ukrainë-Rusi ka pësuar shumë dëme dhe zyrtarët kanë thanë se pengesat e kanë detyruar atë të marrë një qëndrim mbrojtës

Ilustrim

Zyrtarët perëndimorë thanë për gazetarët se sulmet e Ukrainës në Krime kanë efekte të mëdha psikologjike dhe operacionale në forcat e Moskës. Ata shtuan se shpërthimet në bazën ajrore Saki më 9 gusht dhe sulme të tjera kanë nxjerrë jashtë veprimit më shumë se gjysmën e avionëve detarë të flotës së Detit të Zi.

Ndërsa, flota ruse që nga fillimi i luftës Ukrainë-Rusi ka pësuar shumë dëme dhe zyrtarët kanë thanë se pengesat e kanë detyruar atë të marrë një qëndrim mbrojtës.

Në prill të vitit 2022, anija kryesore e flotës është fundosur nga Ukraina. Flota ishte e pajisur me raketa me 510 ekuipazhe, të cilat kishin udhëhequr sulmin detar të Rusisë në Ukrainë dhe fundosja e tij ishte një goditje e madhe simbolike dhe ushtarake.

Ku është Krimea dhe pse është e rëndësishme?

Në qershor, flota u detyrua të braktiste ‘Snake Island’, një post i vogël në veriperëndim të Detit të Zi, i pushtuar nga Rusia në ditën e parë të pushtimit të saj, pasi u vu nën bombardimet e vazhdueshme ukrainase. Dhe në javët e fundit, shtëpia e flotës në gadishullin e Krimesë, të cilën Rusia e aneksoi në 2014, është sulmuar nga forcat ukrainase.

Më 9 gusht, BBC raporton se të paktën tetë avionë luftarakë u shkatërruan në bombardimin e bazës ajrore Saki.

Pas sulmeve, shumë pushues u panë duke ikur nga gadishulli, i cili më parë ishte i paprekur nga luftimet.

Në korrik, zyrtarët rusë pretenduan se një sulm ukrainas me dron ka detyruar t’i jepte fund festimeve të Ditës së Marinës në Sevastopol dhe më 16 gusht pati shpërthime në një depo armësh në gadishull.

Moska gjithashtu duket se po përpiqet të riarmatosë flotën e saj të rrethuar. Media shtetërore raportoi se zevëndëskomandanti i flotës ruse, Admiral Sokolov i tha një grupi oficerësh të rinj se ata do të marrin 12 anije të reja, së bashku me automjete shtesë të aviacionit dhe tokës më vonë këtë vit.

Sokoloc ka këmbëngulur se flota ka “përfunduar me sukses të gjitha detyrat e vendosura për të” gjatë pushtimit, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Tass.

Por të mërkurën e 17 gushtit, zyrtarët e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar thanë se planet e Kremlinit janë “minuar” nga dështimi i marinës për të marrë kontrollin e plotë mbi Detin e Zi.

Flota e Detit të Zi në përgjithësi ka ndjekur një pozicion “jashtëzakonisht mbrojtës” dhe ka mbetur pranë bregut të Krimesë, thanë ata.

Detaje nga shpërthimet ‘joaksidentale’ në Krime të Ukrainës

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika