Kampionati i tretë vjetor Finlandez i Përqafimit të Pemëve Arktike është zhvilluar të shtunën e 20 gushtit, në Levi, Lapland.
Ky lloj i garës është një mënyrë argëtuese për të tërhequr vëmendjen te natyra dhe fakti se pemët, pyjet dhe natyra në përgjithësi, mund të sjellin mirëqenie në jetën e njerëzve dhe t’i ndihmojën që të ndjehen më mirë edhe kur janë të stresuar.
Ky kampionat ka tri ngjarje kryesore:
Përqafimin e shpejtë: Të përqafohejnë sa më shumë pemë që të jetë e mundur në një minutë, ku çdo përqafim duhet të zgjasë të paktën pesë sekonda.
Përkushtimui: Përqafimi më kreativ i një peme të zgjedhur nga pjesëmarrësi, në maksimum prej një minute.
Përqafimi më kreativ: Konkurenti mund të përqafojë vetëm një pemë prej një minuti në stilin e tij, raporton eruronews.
Ndërkaq fitues i kampionatit të vitit 2022 është shpallur Ani Lankila e cila kishte të veshur një kostum ariu.
Lankila është me origjinë nga Helsinki në Finlandën jugore, por aktualisht jeton në Levi.