Abazoviq bie nga pushteti, hapet rruga për qeverinë e re në Mal të Zi

Këtë edicion të lajmeve qendrore e nisim me zhvillimet politike në Malin e Zi, ku pas shumë orësh diskutime, Dritan Abazoviq është shkarkuar nga pozita e kryeministrit. Njohës të zhvillimeve politike atje vlerësojnë se lufta kundër korrupsionit dhe marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe çuan në rënien e Abazoviqit nga pushteti

Dritan Abazović

Politikani ndoshta më i komentuari së fundmi në Ballkan nuk do të jetë më kryeministër i Malit të Zi, të paktën tani për tani.

Me iniciativë të partisë së Milo Gjukanoviqit, Dritan Abazoviq është shkarkuar nga pozita e kreut të Qeverisë.

Pas rreth 13 orë diskutimesh, 51 deputetë votuan për rrëzimin e Qeverisë së Abazoviqit.

Ky i fundit luftën kundër korrupsionit dhe kombësinë e tij shqiptare i ka cilësuar shkaktarë të shkarkimit.

Ndonëse me kombësi të njëjtë, deputeti shqiptar, Mehmet Zenka nuk është  penduar që votoi pro shkarkimit.

Ai thotë Abazoviq po e përdor kombësinë si mbulesë për afërsinë e tij me partitë anti-perëndimore, me të cilat mohon çfarëdo bashkëpunimi.

“Neve si parti dhe subjekt shqiptar jemi parti të cilat në programet e veta kemi mbrojtjen e interesit shqiptar në Mal të Zi dhe proceset euroatlantike të cilat Mali i Zi në këto dy vitet e fundit me kolaicionin e tij me serb eci shumë hapa mbrapa”, është shprehur Zenka.

Se kombësia nuk është arsyeja e shkarkimit pajtohet edhe gazetari nga Mali i Zi, Haxhi Shabani. Ai thotë se Abazoviq u shkarkua vetëm për dy arsye.

“Pikërisht kjo marrëveshje apo raportet që ka pas shteti i Malit të Zi me Kishën Ortodokse Serb në Malin e Zi deri më tani ka rrëzuar tri qeveri[…]ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit dhe kriminaliteti që ka qenë mbase veçoria themelore pozitive e ish-kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq”, ka theksuar Shabani.

Edhe gazetari tjetër, Ali Shala pajtohet se lufta ndaj korrupsionit dhe marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe ndikuan në këtë proces.

Përkundër kësaj, Shala parashikon rritje të fuqisë politike të Dritan Abazoviqit.

“Dritan Abazoviq dhe forcat e tija, do të thotë Ura dhe forcat tjera që rrijnë rreth tij që kanë një koalicion më të gjerë do të kenë një rritje, sepse megjithatë sa ishte kryeministër në Qeverinë malazeze ai tregoi një vigjilencë të jashtëzakonshme”, ka potencuar Sala.

E, në Kosovë ndryshe po vlerësohen zhvillimet politike në Malin e Zi.

Ardhjen e Abazoviqit në pushtet, profesori Milazim Krasniqi e vlerëson të pa-natyrshme, dhe në shpërputhje me fuqinë e tij politike.

Ai thotë se destabilizimin eventual të Malit të Zi e mirëpret Rusia e cila ka interes për më shumë vatra të krizës në rajon.

“Këto janë tri kriza të lidhura. Ldhja e tyre është në fakt pretendimet imperiale të Serbisë dhe pas tyre pretendimet e Rusisë për ta mbajtur Ballkanin të destabilizuar dhe për ta mbajtur NATO-në të gozhduar në Ballkan. Kështu që në këtë aspekt loja është e hapur, në instancë të fundit gjithçka do të varet nga serioziteti i Shteteve të Bashkaura dhe NATO-s në këtë aspekt”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkohë Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që Mali i Zi të ketë Qeveria “vërtet pro-evropiane”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika