Përsëri aksident në Turqi, një kamion shkakton dhjetëra të vdekur

Dhjetëra persona kanë vdekur pas përplasjes së një kamioni me dy vetura, pasi ata kishin ndaluar t’i jepnin ndihmë shtetasve që kishin mbetur të plagosur nga një aksident tjetër në qytetin turk të Mardinit

Turma e mbledhur nga vendi i aksidentit të dy veturave në Mardin të Turqisë

Të paktën 16 persona u vranë dhe 29 të tjerë u plagosën në një aksident rrugor në Turqinë juglindore të shtunën.

Ngjarja kishe ndodhur pasi një kamion u përplas me veturat e aksidentuara dhe një turmë njerëzish që ishin mbledhur për të ndihmuar, në rrethin Derik të Mardinit.

Këtë e ka konfirmuar edhe ministri i Shëndetësisë së Turqisë Fahrettin Koca, i cili ka thënë se në mesin e të plagosurve tetë prej tyre janë në gjendje kritike.

Pamjet nga vendi i ngjarjes, tregojnë se si kamioni, me shpejtësi shumë të madhe, shkon drejtpërdrejt tek dy automjetet e ndaluara, ku gjendej edhe një turmë njerëzish.

Ky ishte aksidenti i dytë tragjik i ditës së shtunë, pasi një tjetër aksidenti që përfshin një autobus dhe një ambulancë në provincën Gaziantep, ku mediat lokale kanë raportuar se vrau 16 persona të tjerë.

Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu gjithashtu shkroi në Twitter se të gjitha ekipet janë mobilizuar dhe të plagosurit janë dërguar në spitale.

Tre zjarrfikës, dy ndihmësmjekë dhe dy gazetarë ishin në mesin e të vrarëve në një autostradë në Turqinë jugore.

Një autobus pasagjerësh është përplasur me ekipet e emergjencës që trajtonin një aksident rrugor të mëparshëm në Turqinë jugore, duke vrarë të paktën 16 persona dhe duke plagosur 22 të tjerë, thanë zyrtarët.

Ekipet e emergjencës dhe të shpëtimit shkojnë në vendin e përplasjes së një autobusi në autostradën midis Gaziantepit dhe Nizip, Turqi, të shtunën. Fotografia: AP

Tre zjarrfikës, dy ndihmësmjekë dhe dy gazetarë ishin në mesin e të vrarëve në autostradën midis Gaziantepit dhe Nizipit, shkroi ministri i Brendshëm Suleyman Soylu në një postim në Twitter të shtunën. Tetë vdekjet e tjera ishin në autobus, shtoi ai.

Agjencia turke e lajmeve Ilhas ka thënë se dy nga gazetarët e saj u vranë pasi u tërhoqën për të ndihmuar viktimat e aksidentit fillestar, në të cilin një makinë doli nga autostrada dhe rrëshqiti nga një argjinaturë.

Pamjet televizive treguan një ambulancë me dëmtime të rënda në pjesën e pasme të saj, ndërsa autobusi ishte shtrirë anash përgjatë autostradës.

Turqia ka një histori të dobët të sigurisë rrugore. Rreth 5 mijë e 362 njerëz u vranë në aksidente trafiku vitin e kaluar, sipas Qeverisë turke.

15 të vdekur dhe 22 të plagosur nga aksidenti rrugor në Turqi

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika