Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) i Malit të Zi, ka publikuar rezultatet e mostrave të 1 mijë e 388 personave, prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, gjithsej, 88 prej tyre, ndërsa nuk ka pasur asnjë të vdekur brenda 24 orëve të fundit.
Të shëruar nga pandemia brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar, gjithsej, 94 pacientë. Përqindja e rasteve të reja pozitive në numrin e përgjithshëm të të testuarëve, të së martës ishte 5.91 për qind.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga virusi COVID-19, që nga fillimi i pandemisë, është 2 mijë e 706 persona.
Ndërsa, raste aktive me COVID-19 janë, gjithsej, 590 persona. Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me virus është 233 mijë e 453.