Sveçla në veri, takohet me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in

Ministri i Punëvce të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë ditës së sotme ka realizuar vizitat e rregullta në komunat veriore të Republikës së Kosovës dhe është takuar me pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it

Pamje nga videoja e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në Facebook

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla të shtunën e 20 gushtit së bashku me zëvendësministrin Bardhyl Dobra ka realizuar vizitat e rregullta në komunat veriore të Republikës së Kosovës.

Sveçla thotë se nga takimet e shumta me pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it kuptuan se situata në këto komuna është e qetë dhe stabile.

“Nga kjo vizitë, ne pamë nga afër se ata suksesshëm po përmbushin detyrat e tyre në zbatimin e ligjit, ruajtjen e paqes dhe ofrimin e një stabiliteti të qëndrueshëm si qëllim yni i përbashkët”, thuhet në postimin e ministrit të Mbrojtjes.

Ministri i Punëve të Brendshme ka shtuar se angazhimi i përditshëm i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës është lehtësim dhe garancë për një jetesë më të mirë të banorëve të kësaj zone.

“Institucionet e Republikës së Kosovës do të vazhdojnë të sigurojnë lëvizjen e lirë për të gjithë qytetarët pa dallim, në përputhje me ligjet në fuqi”.

KFOR shton prezencën në veri të Kosovës

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika