Incidenti në Uzinën e Gramshit: Dy ushtarët e FA-së në gjendje të mirë shëndetësore

Ushtarët shqiptarë të cilët u sulmuan në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh janë në gjendje të mirë shëndetësore

Dy ushtarët e FA

Ushtarët të cilët ishin në detyrë në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka, janë dy ushtarët të cilët u lënduan përgjatë të shtunës nga shtetasit rusë, të dyshuar si agjentë, raporton TCH.

Ushtarët shqiptarë kanë dëgjuar lëvizje të dyshimta te personat, të cilët kanë tentuar të hyjnë fshehurazi në Uzinë në Gramsh, dhe janë afruar për t’i larguar.

Në momentin që janë afruar ka pasur një përleshje fizike mes ushtarëve shqiptarë dhe rusëve, ku njëri prej tyre ka përdorur sprej dhe ka lënë të lënduar ushtarët shqiptarë.

Pas ngjarjes, tre shtetasit e huaj janë arrestuar, ndërsa dy ushtarakët shqiptarë u dërguan për mjekim në Spitalin e Traumës.

Tre rusë hyjnë në uzinën e armëve në Gramsh, sulmojnë dy ushtarë shqiptarë

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika