Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka reagur në lidhje me ngjarjen e ndodhur të shtunën e 20 gushtit, në uzinën e armëve në Gramsh.
Lidhur me këtë, Kim ka thënë se ka biseduar me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Arben Kingjin.
“Ne qëndrojmë me aleatin tonë, dhe inukrajojmë autoritetet të hetojnë plotësisht për të përcaktuar faktet dhe për të mbajtur përgjegjës përgjegjësit e këtij rasti”, ka shkruar Kim.
Ndërsa, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka thënë se Shqipëria dhe Kosova janë të sigurta.