Kurti e dënon sulmin e rusëve ndaj ushtarëve shqiptarë në Gramsh

Kryeministri Kurti ka bërë të ditur se Ministria e Mbrojtjes së Kosovës është në kontakt me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë gjersa ka theksuar se sulmin ndaj ushtarëve shqiptarë e dënon rëndë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë e përfituesve nga Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka dënuar incidentin në Uzinën ushtarake në Gramsh.

Përgjatë mbrëmjes të së shtunës, dy ushtarë shqiptarë të cilët ishin caktuar në detyrë për ruajtjen e Uzinës së Përpunimit të Armëve në Gramsh, kanë mbetur të lënduar pas një përplasjeje fizike me dy shtetas rusë dhe një ukrainas, të dyshuar si agjentë.

Ushtarët shqiptarë kanë dëgjuar lëvizje të dyshimta te personat, të cilët kanë tentuar të hyjnë fshehurazi në Uzinë në Gramsh, dhe janë afruar për t’i larguar.

“U dëshirojmë shërim të shpejtë dy ushtarakëve shqiptarë të lënduar nga sulmi me sprej neoparalizues”, ka shkruar Qeveria e Republikës së Kosovës.

Gjersa kanë uruar që rrethanat e ngjarjes të zbardhen sa më shpejtë, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se Ministria e Mbrojtjes së Kosovës është në kontakt me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika