Të dielën e 21 gushit të vitit 2022 në qytetin e Beratit, ka ndodhur një ngarje pothuajse e njëjtë me atë të uzinës së armëve në Gramsh, ku dy të dyshuar janë kapur në flagrancë nga forcat e rendit të Shqipërisë duke e fotografuar tunelin që të çon në uzinën e Poliçanit.
Të dyshuarit janë çekë, të cilët ishin duke eksploruar uzinë ushtarake të fishekëve në Poliçan të Beratit.
Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se rreth orës 08:40 të dielën 21 gushit kishin vënë re persona të paidentifikuar duke lëvizur pranë tunelit në Uzinën e Poliçanit.
“Menjëherë Policia Ushtarake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë izoluar hyrjet e tuneleve të cilët janë pothuajse të gjithë komunikues me njëri-tjetrin dhe pas kërkimeve kanë ndaluar dy persona me kombësi çeke. Rreth orës 12:30 në distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit u konstatuan dhe shoqëruan edhe dy shtetase te kombësisë çeke, bashkëjetuese të dy shtetasve të mësipërm”.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, thuhet se të dy çekët janë në procedurat shtetërore të sigurisë.