Sveçla: Vuçiq gënjeu për Policinë e Kosovës, gjatë konferencës pati shtrembërime të qëllimshme

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është shprehur se presidenti serb ka gënjyer në konferencën e së dielës në lidhje me policinë e Kosovës

Ministçr i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar mbi deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, se FSK-ja nuk mund të shkojë në veri pa pëlqimin e KFOR-it.

Sipas Sveçlës, presidenti serb ka gënjyer dhe se gjatë konferencës së tij, të dielën e 21 gushtit, ka pasur shtrembërime të qëllimshme.

“Ministri propagandues i Millosheviqit, Vuçiq në konferencën e sotme ka gënjyer për policinë e Kosovës. Një zotim nga e kaluara se Ushtria e Kosovës (FSK), nuk mund të shkojë në veri pa pëlqimin e KFOR-it është shtrembëruar qëllimisht. Policia e Kosovës është e autorizuar të sigurojë sundimin e ligjit dhe sigurinë për të gjithë qytetarët përreth Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të shtunën e 20 gushtit së bashku me zëvendësministrin Bardhyl Dobra ka realizuar vizitat e rregullta në komunat veriore të Republikës së Kosovës.

Sveçla thotë se nga takimet e shumta me pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it kuptuan se situata në këto komuna është e qetë dhe stabile.

Ai ka shtuar se angazhimi i përditshëm i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës është lehtësim dhe garancë për një jetesë më të mirë të banorëve të kësaj zone.

“Institucionet e Republikës së Kosovës do të vazhdojnë të sigurojnë lëvizjen e lirë për të gjithë qytetarët pa dallim, në përputhje me ligjet në fuqi”.

Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Kosova ka dy synime e që janë shfuqizimi i shtetit serb në Kosovë dhe ‘dëbimi i serbëve’.

Pas takimit me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, Vuçiq ka thënë se Beogradi kishte propozuar targa me status neutral “KS” mirëpo, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është pajtuar dhe ka kërkuar që ato të jenë “RKS”.

“Kuptimi i gjithçkaje është se çfarëdo që ne pranojmë apo nuk pranojmë, ata refuzojnë gjithçka”, ka thënë Vuçiq.

Ai, gjithashtu, ka thënë se mesazhi i tij për Kosovën është se Serbia do të mbrojë popullin e saj në Kosovë kinse nga persekutimet, duke theksuar se nuk do të ketë refugjatë.

Fjalimi i Vuçiqit ishte paralajmëruar qysh pas dështimit të negociatave në Bruksel.

Të enjten në Bruksel për disa orë u mbajt takimi i nivelit të lartë në nivel të dialogut Kosovë-Serbi, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësimin e emisarit Miroslav Lajçak. Takimi përfundoi pa ndonjë marrëveshje rreth çështjeve që prodhuan tensione në terren, reciprocitetit në targa dhe dokumente të hyrje-daljes. Por përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, tha se nuk do të dorëzohen dhe përpjekjet do të vazhdojnë.

Përderisa situata në veri të Kosovës është e qetë dhe stabile, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ditëve të fundit ka rritur prezencën në këtë pjesë të shtetit.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika