Petar Petkovqi, Drejtor i së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i është kundërpërgjigjur Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili e ka quajtur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gënjeshtar, sepse sipas tij ai kishte thënë se Policia e Kosovës nuk mund të shkojë në veri pa pëlqimin e KFOR-it.
Sipas Petkoviq, Policia e Kosovës duhet t’i referohet vetëm Drejtorisë së Policisë në veri, sipas marrëveshjes së Brukselit ku përbëhet nga 95 për qind serbë.
Ако @XSvecla каже да KП има право деловања и на северу, то једино може да се односи на полицијски Директорат Север, ког по Бриселском споразуму чини 95 одсто Срба. Проблем је што Свећља никада није признао то право српском полицијском Директорату-Север ког је увек прескакао.
1/2 https://t.co/jYEpELqL9l— Петар Петковић (@PetkovicPetar) August 21, 2022
Petkoviq ka shkruar se “problemi është se Sveçla asnjëherë nuk ia ka njohur atë të drejtë Drejtorisë së Policisë në veri, e cila përbëhet nga serbët, për të cilën thotë se ministri i Brendshëm i Kosovës e ka anashkaluar gjithmonë”.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar mbi deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, se FSK-ja nuk mund të shkojë në veri pa pëlqimin e KFOR-it.
Sipas Sveçlës, presidenti serb ka gënjyer dhe se gjatë konferencës së tij, të dielën e 21 gushtit, ka pasur shtrembërime të qëllimshme.
“Ministri propagandues i Millosheviqit, Vuçiq në konferencën e sotme ka gënjyer për policinë e Kosovës. Një zotim nga e kaluara se Ushtria e Kosovës (FSK), nuk mund të shkojë në veri pa pëlqimin e KFOR-it është shtrembëruar qëllimisht. Policia e Kosovës është e autorizuar të sigurojë sundimin e ligjit dhe sigurinë për të gjithë qytetarët përreth Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.
Sveçla: Vuçiq gënjeu për Policinë e Kosovës, gjatë konferencës pati shtrembërime të qëllimshme