Të dielën e 21 gushtit, gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në Lushnje.
Sipas policisë, të lënduarit janë duke marrë trajtim mjekësor dhe të njëjtit raportohet se janë jashtë rrezikut për jetë.
“Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, në aksin rrugor Fier-Lushnje në fshatin Pirrë. 55-vjeçari M. Kapllani duke drejtuar automjetin është përplasur me një mjet bujqësor, me drejtues 27-vjeçarin me iniciale I. K., banues në fshatin Pirrë”, shkruan TVKlan.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët: G. K., 46 vjeçe, Dh. T., 52 vjeçe, M. T., 58 vjeç, dhe dy fëmijë të mitur 12 vjeç dhe 11 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.