Aleatët kërkojnë më shumë siguri për centralin bërthamor

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, të dielën e 21 gushtit kanë mbajtur një videokonferencë ku kanë kërkuar përmbajtje ushtarake rreth stacionit të energjisë bërthamore të Zaporizhzhia të kontrolluar nga Rusia në Ukrainën jugore

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden (majtas), presidenti i Francës, Emmanuel Macron (i dyti majtas), kancelar gjerman, Olaf Scholz (i pari djathtas) dhe presidenti i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson (i dyti djathtas). Foto: Republic World

Britania, Franca, Gjermania dhe SHBA-ja kanë theksuar nevojën për të garantuar sigurinë e instalimeve bërthamore të kërcënuara nga konflikti në Ukrainë. Në një telefonatë të dielën e 21 gushtit, katër liderët kanë përsëritur mbështetjen e tyre për Ukrainën kundër pushtimit të Rusisë.

Moska dhe Kievi kanë akuzuar njëra-tjetrën për granatimet e një centrali bërthamor të mbajtur nga Rusia, duke rritur frikën për një katastrofë. Ndërkohë, presidenti Volodymyr Zelensky u bëri thirrje ukrainasve që të jenë vigjilentë përpara festimeve të Ditës së Pavarësisë.

“Rusia mund të përpiqet të bëjë diçka veçanërisht të neveritshme, veçanërisht mizore,” tha presudenti ukraians në një fjalim të fundjavës. Ai shtoi se një nga objektivat kryesore të Rusisë është të na poshtërojë, por Zelensky tha se duhet të jenë mjaft të fortë për t’i rezistuar çdo provokimi.

Dita e Pavarësisë së Ukrainës do të shënohet të mërkurën e 24 gushtit, kjo datë do të shënojë, gjithashtu, gjashtëmujorin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Konflikti ishte objekt i një videokonference të dielën e 21 gushtit, duke mbledhur së bashku kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, presidentin e SHBA-së, Joe Biden, homologun e tij francez, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz, raporton BBC.

Ata kërkuan përmbajtje ushtarake rreth stacionit të energjisë bërthamore të Zaporizhzhia të kontrolluar nga Rusia në Ukrainën jugore, ku ripërtëritja e luftimeve ka çuar në frikën e katastrofës më të keqe se ajo në Çernobil në 1986.

Centrali më i madh bërthamor në Evropë nën kërcënim- ekspertët thonë se nuk ka gjasa për një katastrofë të përmasave të Çernobilit

Udhëheqësit kanë mirëpritur një marrëveshje të miratuar nga presidenti rus, Vladimir Putin, të premten për të lejuar inspektorët e OKB-së të vizitojnë fabrikën në një datë të ardhshme.

Katër liderët thanë gjithashtu se ata “kishin rënë dakord që mbështetja për Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër agresionit rus do të ishte e qëndrueshme”.

Ukraina raportoi më shumë sulme raketore të dielën, veçanërisht në qytetin Nikopol, pranë stacionit të energjisë Zaporizhzhia. Të shtunën, një sulm i ri me dron kishte në shënjestër flotën ruse të Detit të Zi në qytetin e Sevastopolit në Krimenë e aneksuar nga Rusia. Autoritetet ruse atje thanë se një dron ukrainas ishte rrëzuar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika