Haxhiu: Ka dyshime se po përdoren standarde të dyfishta për lirimin me kusht të të burgosurve

Komisioni për Legjislacion

Në raportimin e saj para Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për ankesat e të burgosurve, duke thënë se ka ankesa të shumta që flasin për mos trajtim të njëjtë të kërkesave të tyre në lidhje me lirimin me kusht.

Haxhiu, hodhi dyshime se paneli i cili është në kuadër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, po përdor standarde të dyfishta.

Por, Ministrja e Drejtësisë, pranoi që nuk ka fakte për këtë gjë.

“Ka shumë ankesa se a trajtohen siç duhen rastet e kërkesave për lirim me kusht nga i njëjti panel. Ka dyshime të mëdha por, unë nuk kam fakte që të dal me një përfundim”.

“Megjithatë, është një brengë e shprehur nga të burgosurit se përdorën standarde të dyfishta dhe nuk trajtohen si duhet kërkesat për lirim me kusht”, ka deklaruar Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ajo, ka shtuar se e kanë konsideruar si të nevojshëm krijimin e një trupi të ri shqyrtues në lidhje me këtë çështje, i cili do të përbëhet nga tre gjyqtarë të Gjykatës Supreme.

Përmes kësaj, sipas Ministres, synohet të arrihet një standard për t’i respektuar edhe më shumë të drejtat e njeriut.

“Pra në momentin kur është edhe një shkallë tjetër që i trajton ankesat e të burgosurve megjithatë kemi konsideruar që siguria juridike dhe të drejtat të të burgosurve në bazë të ligjit respektohen si të tilla. Ne konsiderojmë që ky është një afirmim i një standardi për të drejtat e njeriut dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënës për këtë institucion”, ka thënë Haxhiu.

 

Të burgosurve do t’u dyfishohet pushimi vjetor

Tjetër temë që u shtrua në Komisionin për Legjislacion, ishte çështja e pushimit vjetor për të burgosurit.

Ministrja e Drejtësisë, u shpreh se kjo çështje ishte temë për të cilën ka pasur shumë diskutime.

Ajo bëri të ditur se nga shtatë ditë pushim në vit sa i kanë pasur të burgosurit, tash do t’i kenë katërmbëdhjetë.

Ajo, nuk e përjashtoi mundësinë që nëse shihet e arsyeshme, ky numër i ditëve të pushimit të rritet, por sipas saj, kjo është në mandatin e komisionit, nëse duan apo jo.

Burgu i Dubravës

“Ju e dini se aktualisht të burgosurit kanë vetëm 7 ditë pushim plus 7 ditë të tjera në rrethana të jashtëzakonshme ku përfshihen rastet e vdekjes. Ne kemi shtuar edhe 7 ditë të tjera që i bie 14 ditë pushimi në vit të rregullta plus 7 të tjera në rrethana të jashtëzakonshme që i bie 21 ditë në vit gjithsejtë”, u shpreh Haxhiu.

Po ashtu, ajo bëri të ditur se është duke u shqyrtuar një vendim i cili do t’u lejonte të burgosurve që të pranojnë pako ushqimore nga jashtë.

Sipas saj, më herët kanë pasur të drejtë të marrin pako ushqimore, por vendimi ishte anuluar për shkak të dyshimeve për kontrabandë.

Ministrja e Drejtësisë, u shpreh se edhe pas anulimit të vendimit, kontrabanda sipas saj nuk është zvogëluar, për këtë arsye vetë ministrja bëri të ditur se është pro lejimit të pakove ushqimore brenda burgjeve.

 

Të burgosurve me sëmundje të pashërueshme do t’u lejohet qëndrimi në shtëpi

Të burgosurit me sëmundje të pashërueshme, do t’u lejohet që kohën e mbetur ta kalojnë në shtëpi pranë familjes, apo në spitale nëse eventualisht mund të kenë shërim.

Vendimi për këtë masë sipas Haxhiut, do të merret përmes gjykatës duke u bazuar në mendimin e një ekipi mjekësor që do t’i konstatojë sëmundjet eventuale.

Ilustrim – Derë e qelisë së burgut

Kjo sipas Haxhiut, po bëhet në frymën e humanizmit.

“Në frymën e humanizmit të ekzekutimit të sanksioneve penale kjo masë do të mundësoj që të dënuarit që kanë diagnoza të tilla, me vendim të gjykatës gjithmonë pra jo me vendim të ministrisë, bazuar në mendimin e një ekipi mjekësor të vazhdojnë në shtëpi ose në spital deri në shërimin eventual të tyre”, ka shtuar ajo.

Komisioni për Legjislacion ka votuar edhe një projektligj për ndihmë të ndërsjellë juridike me Shqipërinë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika