Të huajt zgjedhin Shqipërinë për të bërë ndërhyrje plastike

Kërkesa për ndërhyrje plastike vijon të jetë e lartë edhe në vitin 2022, sipas operatorëve kryesorë në Shqipëri. Tregu është në zgjerim, për shkak të shtimit të numrit të klinikave dhe spitaleve që kryejnë ndërhyrjet kirurgjikale estetike

Ilustrim

Në Shqipëri, gratë janë ato që kanë më tepër kërkesa për procedura kirurgjikale, ku rimodelimi i gjoksit dhe trupit për heqjen e dhjamit janë ndër operacionet më të kërkuara. Te meshkujt, kërkesa më e lartë është për rinoplastikë. Ashtu si tendenca globale, edhe në Shqipëri, ndërhyrjet kirurgjikale janë më të kërkuara nga grupmosha nga 18 deri në 34 vjeç.

Spanja renditet e para në botë për numrin më të lartë të pacientëve të huaj që kërkojnë të bëjnë ndërhyrje kirurgjikale, më pas SHBA dhe Brazili, sipas të dhënave të Shoqatës Ndërkombëtare të Estetikës dhe Kirurgjisë Plastike ( ISAPS), raporton Living.

Lida Hoxha administratore e një klinike ka thënë se këtë vit, ka një bum kërkesash për ndërhyrje kirurgjikale, sidomos nga emigrantët.

“Nëse në sektorët e tjerë të ekonomisë, kërkesa apo konsumi është në krizë, në sektorin tonë nuk mund të flasësh për krizë. Kërkesa për ndërhyrje kirurgjikale është 30% më shumë se vitin e kaluar”.

“Ajo dominohet nga pacientë shqiptarë nga SHBA, Italia dhe Australia. Kërkesë për ndërhyrje kirurgjikale ka edhe nga vendasit, por në muajt e verës, ajo është më e ulët, pasi është në rritje nga emigrantët dhe shtetasit e huaj”.

Këtë vit ka pasur rritje 30% të kërkesës në raport me vitin 2021 edhe për operacionet e rinoplastikës, sipas doktor Kostandin Balloma.

Ai thotë se kërkesa dominohet nga shtetasit e huaj. “Këtë vit është rritur kërkesa nga shtetas të huaj, nga Anglia, Norvegjia, Suedia dhe Danimarka. Ndërsa kërkesa nga emigrantët, këtë vit është e lartë nga shqiptarët që jetojnë në SHBA. Ndërsa nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, kërkesa është në rritje për ata që jetojnë kryesisht në Zvicër dhe Gjermani”.

Skerdi Faria, drejtor i klinikës të kirurgjisë plastike, nënvizon se kërkesa për ndërhyrje kirurgjikale është 3-fishuar krahasuar me vjet. “Kërkesa dominohet nga emigrantë, shtetas të huaj nga Evropa, kryesisht italianë, por edhe vendas. Këtë vit kemi pasur pacientë edhe shtetas nga SHBA”, pohon ai.

Përfaqësues të klinikës “Da Vinci” pohuan se për sa i përket kërkesës, 60% janë shtetas të huaj dhe 40% shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe vendas.

“Në fakt, nga viti në vit vihet re rritje e kërkesës për ndërhyrje estetike. Për 7-mujorin e parë të vitit 2022, operacionet estetike janë rritur me 23% në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2021” kanë thënë ata.

Prej vitesh, për muajt korrik –gusht, fluksi i kërkesave për ndërhyrje kirurgjikale në njërën nga klinikat në Shqipëri, është nga shtetasit e huaj dhe emigrantët që jetojnë në Londër, Belgjikë, Zvicër, Gjermani, SHBA, Norvegji, të cilët shfrytëzojnë pushimet e verës për ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara 6 muaj më parë.

Klinikat private të kirurgjisë plastike patën bum kërkesash edhe në vitin 2020, pas rihapjes së ekonomisë nga karantina e mars-majit. Kërkesa ishte e lartë, sidomos për vendosjen e balonit gastrik që pati rritje deri në 15% sipas operatorëve të tregut. Fluks të lartë të kërkesës pati edhe për heqjen e dhjamit të trupit, rimodelimin e hundës dhe mbjelljes të flokëve.

Në verën e vitit 2020, 90% e vendasve bënin operacione plastike dhe 10% e zinin shtetasit e huaj apo emigrantët, për shkak të pamundësisë për të lëvizur nga kufizimet e pandemisë së Covid-19.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika