Haradinaj fton qytetarët të diskutojnë së bashku për dialogun Kosovë-Serbi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se në fillim të muajit shtator do të ftojë qytetarët për bashkëbisedim, me të cilët do të diskutojë hapur për dialogun Kosovë-Serbi dhe për shumë tema të tjera

Ramush Haradinaj, ish kryeministër i Kosovës

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se nga java e parë e shtatorit do të fillojë një proces bashkëbisedimi me qytetarët e Kosovës në vendbanime të ndryshme të vendit për dialogun Kosovë-Serbi dhe shumë tema të tjera që i preokupojnë qytetarët.

“Të nderuar anëtarë e simpatizantë të Aleancës, të nderuar qytetarë të Kosovës. Procesi i dialogut, situata e krijuar politike dhe ekonomike në vend, na shtynë të jemi më të angazhuar e më të fokusuar si asnjëherë me parë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

I pari i AAK-së ka thënë se në këto tubime, do të diskutohet hapur për dialogun për njohje reciproke Kosovë-Serbi, për situatën e rëndë ekonomike-sociale me theks të veçantë për krizën e rëndë energjetike, po ashtu edhe për tema të tjera që e preokupojnë vendin dhe qytetarin.

Ndryshe pas takimit në Bruksel të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, Haradinaj i ka shprehur mirënjohje Bashkimit Evropian për lehtësimin e dialogut, duke thënë se “është momenti i duhur që BE ta dorëzojë portofolin te Presidenti Biden, për marrëveshjen finale për njohje reciproke Kosovë – Serbi”.

Sipas tij, Amerika kësaj here i ka dhënë shtytje procesit të udhëhequr nga BE-ja dhe e riktheu normalitetin në raportet Kosovë-Serbi.

“Zbatimi i rendit dhe ligjit në tërë vendin duhet të ndodhë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndërkaq, të enjten e 18 gushtit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq janë takuar në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian (BE).

Pavarësisht takimeve të gjata dypalëshe e tripalëshe nuk është arritur marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj: BE-ja duhet t’ia dorëzojë portofolin Biden-it për marrëveshje finale

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika