Një dem ka hyrë në një bankë në Izrael, ka informuar i24NEWS në rrjetin social Twitter.
Përmes një videoje të siguruar nga punonjësit e bankës, shihet një dem i cili ka arritur të hyjë në bankë.
Punonjësit u munduan ta vendosin në “kurth” demin, duke e shtyrë atë në një vendkalim i cili ua mundëson ta lidhin atë.
Demi kishte ikur nga pronari i tij, i cili ishte banor në Lodz, dhe para se të hynte në bankë nga kamerat e filmuara shihet se demi ishte përplasur me vetura.
Për ta larguar demin, pronarët e bankës kishin gjetur veterinarin që ta ndihmonte procesin.