Sali Berisha: Kërcënim për sigurinë kombëtare në akte madhore është Edi Rama

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se kërcënimi më i madh për sigurinë kombëtare në akte madhore është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Berisha ka rikujtuar edhe publikimin e organigrameve të shërbimit informativ shtetëror

Kreu i PD-së në Shqipëri, Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, në një konferencë për media ka thënë se, kërcënimi më i madh për sigurinë kombëtare në akte madhore është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Po ju rikujtoj se pesë vite më parë në një mënyrë të pashembullt në historinë e një vendi të lirë apo jo, mediat shqiptare publikuan të gjithë organigramet e shërbimit informativ shtetëror. Deklaroi këtu se këtë e ka bërë Edi Rama”, tha Sali Berisha.

Kreu i PD-së ka thënë se kjo rrjedhë e ngjarjeve u bë nga Ministria e Financave, por kjo ministri sipas Berishës, nuk mund të kishte asnjëherë organigrame.

Berisha tha se gjatë ditëve të sotme ka një konfrontim mes NATO-s, BE-së, Rusisë së Putinit apo Rusisë dhe aleatëve të tij. Kreu i PD-së në Shqipëri ka shtuar se shërbimet ruse dhe serbe janë në bashkëpunim të ngushtë.

Berisha ka rikujtuar deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në vizitën e tij në Uashington ku deklaronte se shërbimet ruse nuk ishin njohur me tekstin e marrëveshjes që do të shërbente.

“Putini i madh e Putini i vogël, Rusia e madhe dhe Rusia e vogël janë unitet ndoshta përjetësisht i pazgjidhur”, tha mes tjerash Sali Berisha

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika