Lista Serbe paralajmëron largimin nga institucionet nëse nuk gjendet kompromis

Goran Rakiq

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, në një konferencë për media ka thënë se ia kanë dhënë mbështetjen e plotë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në lidhje me një zgjidhje të mundshme apo siç e ka quajtur ai kompromis, për t’i ulur tensionet në veri të Kosovës.

“Qëndrimi i parë është që e ka përkrahjen tonë të plotë që të gjejë zgjidhje kompromisi në 10 ditët e ardhshme dhe do ta përkrahim atë zgjidhje. Kërkuam garanci të qarta dhe të forta që nuk do të lejojë përndjekjen e popullit tonë”, ka deklaruar Rakiq.

Ndër të tjera, Rakiq ka thënë se nëse brenda këtyre dhjetë ditëve nuk do të ketë kompromis, atëherë lista e tij nuk do të jetë më pjesë e institucioneve të Kosovës.

Kjo, sipas tij, do të çonte në zhbërjen e dialogut, Kosovë-Serbi.

“Po ashtu e porositem presidentin që disa herë me insistimin e tij vazhduam që të luftojmë në mënyrë institucionale për të drejtat e popullit tonë, por nëse këtë herë nuk do të ketë zgjidhje kompromisi do të fillojmë të largohemi nga institucionet dhe në atë mënyrë do të ketë zhbërje të dialogut në Bruksel të cilin Prishtina ia humbi kuptimin duke refuzuar tash e 10 vjet të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, ka thënë Rakiq.

Kjo deklaratë e Rakiq, vjen pas takimit në Serbi më presidentin Aleksandër Vuçiq, ku është diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika