Sibel Halimi, zëdhënëse politike dhe anëtare e kryesisë së LDK-së, për Portalin Dukagjin ka thënë se Lidhja Demokratike Kosovës(LDK), është mirënjohjes për kontributin që Shtetet e Bashkuar të Amerikës(SHBA) së bashku me Bashkimin Evropian(BE), që kanë dhënë dhe që janë duke dhënë në Dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Vlerësojmë rolin e BE-së dhe angazhimin e ShBA-ve në dialog”, ka thënë Halimi.
Tutje ajo ka dhënë dhe disa detaje të vizitës së të derguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ku sipas saj të dy diplomatët do të takohen me drejtuesit e LDK-së.
“Duke ndjekur agjendën e paraparë, LDK do të takojë përfaqësuesit në fjalë, respektivisht Escobar dhe Lajçak.”
Përveç darkës së përbashkët, Halimi ka përfunduar dukë thënë se do të ketë edhe takime tjera mes LDK-së dhe diplomatëve.