Sejdiu: Asociacioni do të krijohet, por nuk do të ketë kompetenca ekzekutive

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe, do të krijohet por jo me komptetenca ekzekutive, sipas tij kompetencat do të jenë vetëm teknike

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të krijohet, por sipas tij nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

Në një intervistë për mediumin publik, RTK, Sejdiu ka thënë se Gjykata Kushtetuese e ka dhënë verdiktin e saj, dhe se tash është obligative krijimi i asociacionit.

“Gjykata e ka dhënë mendimin e vet dhe këta janë të obliguar të shqyrtojnë atë mundësi të zbatimit të tij. Do të krijohet një Asociacion, por nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”, ka thënë ai.

Ish-presidenti, ka thënë se asociacioni nuk do të bëhet ashtu siç pretendojnë serbët, por sipas kushtetutës pa kompetenca ekzekutive.

“Me fjalë tjera, s’do të jetë përfaqësues siç e trumbetojnë sot me pompozitet serbët se përmes tij do të kenë delegatët e vetë në Kuvend e forma tjera. Është një rrugë tepër dinake dhe tepër djallëzore për të institucionalizuar atë mekanizëm, e i cili sipas Ahtisarit nuk ka kompetenca ekzekutive”, ka thënë Sejdiu.

Sipas Sejdiut, asociacioni do të ketë kompetenca teknike dhe sipas tij nuk do të thyhet “karakteri unitar i shtetit”.

Është një lloj i kompetencave mbështetëse teknike, këshillëdhënëse, të ndarjes së përvojave të mira të njërës komunë me tjetrën, që nuk i ndalon të bashkëpunojnë edhe me komunat me shumicë shqiptare apo edhe me komuna nga shtetet evropiane. Por, kjo nuk nënkupton assesi që të krijohet nivel i dytë i pushtetit, nuk nënkupton të thyhet karakteri unitar i shtetit”, ka thënë Sejdiu.

Themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, e ka kërkuar ditë më parë edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjithmonë sipas tij pa kompetenca ekzekutive.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika