Escobar të martën në Kosovë, Lajçak të mërkurën

Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të qëndrojë të martën për vizitë në Kosovë. Një ditë pas tij, pritet të mbërrijë edhe emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të martën e 23 gushtit do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Escobar do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e më pas në mbrëmje pritet të takohet edhe me përfaqësues të opozitës, të cilët i ka ftuar për darkë.

Ndërsa, të mërkurën e 24 qershorit, Kosovën do ta vizitojë edhe emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, shkruan KP.

Escobar vjen në Kosovë pak ditë pas takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Në takimin e fundit në nivel të krerëve shtetëror nga Kosova e Serbia, i cili kishte zgjatur më shumë se pesë orë, nuk kishte pasur marrëveshje.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, kishte thënë se përkundër mundësisë për një marrëveshje, dialogu duhet të vazhdojë ditëve në vijim.

Borrell u shpreh se për çdo eskalim të gjendjes në terren, të dyja palët do të jenë përgjegjëse, teksa tha se takimi i ditës së enjte nuk ishte takim i rregullt, por ishte më shumë një takim për t’i zgjidhur tensionet në Veri të vendit.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika