Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi njëri nga të dyshuarit, pas një konfrontimi fizik, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave

Ilustrim

Dy persona janë arrestuar të dielën e 21 gushtit në Prishtinë, pasi një nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave.

Sipas raportit të policisë thuhet se lëndime trupore kanë pësuar dy persona, njëri nga viktimat si dhe njëri nga të dyshuarit, nga një mjet i mprehtë (thikë).

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi njëri nga të dyshuarit pas një konfrontimi fizik, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave një mashkull dhe një femër kosovare. Lidhur me rastin nga të shtënat të lënduar nuk ka, por lëndime ka pësuar viktima mashkull kosovar dhe njëri nga të dyshuarit nga një mjet i mprehtë (thikë), me ç’rast kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Siç theksohet, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe gjashtë fishekë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Kurse, rasti është në proces hetimor.

Ndërkaq, brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar 35 persona.

Kurse, 20 persona janë dërguar në mbajtje.

Statistikat e përgjithshme

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika