Një parashutist rus ka dënuar publikisht luftën e vendit të tij në Ukrainë dhe justifikimi i tij për pushtimin e Ukrainës ishte se gjithqka “është një gënjeshtër”.
Dy javë më parë, parashutisti rus Pavel Filatyev ka folur kundër konfliktit në një dëshmi prej 141 faqesh të postuar në faqen e tij të medias sociale ‘VKontakte’, më pas është larguar nga Rusia. Filatyev është anëtari i parë në shërbim i ushtrisë ruse që kritikoi publikisht pushtimin e Ukrainës dhe u largua nga vendi.
Parashutisti rus ka thën thotë se trupat e tij janë të lodhur, të uritur dhe të zhgënjyer dhe se përpjekja luftarake e Rusisë po “shkatërron jetë paqësore”.
“Ne e kuptuam se ne u tërhoqëm zvarrë në një konflikt serioz ku ne thjesht po shkatërrojmë qytete dhe në fakt nuk po çlirojmë askënd”, tha Filatyev për CNN.
Pavel Filatyev ka shtuar se shumë njerëz e kuptuan se ne nuk e shohim arsyen që qeveria ruse po përpiqet të ju shpjegojë.
“Se e gjithë kjo është një gënjeshtër”, tha ai.
“Ne thjesht po shkatërrojmë jetë paqësore. Ky fakt ndikoi jashtëzakonisht shumë në moralin tonë. Kjo ndjenjë se nuk po bëjmë asgjë të mirë.”
Filatyev, 33 vjeçari tha se “korrupsioni” dhe represioni janë të përhapura në vendin e tij dhe tha se njësia e tij, e cila ishte e bazuar në Krime i ishte dhënë pak shpjegim për pushtimin e Rusisë.
Sipas Filatyev, ushtarët dhe komandantët e tyre nuk e dinin se çfarë pritej të bënin në Ukrainë. Ai shtoi se ata shpejt u zhgënjyen me arsyetimin e qeverisë për pushtimin e saj pasi mbërritën në Kherson dhe u përballën me rezistencën nga vendasit që nuk donin të “çliroheshin”.