26 komuna kanë dorëuar padi ndaj Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Shëndetësisë.
Kështu ka bërë të ditur, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
Ibrahimi ka thënë se dy ministritë ndaj të cilave do të dorëzojnë padi i kanë dëmtuar komunat në vlerë prej 35 milionë eurosh.
“Shkas për këtë padi është bërë kontrata kolektive e nënshkruar më parë, vlera e dëmeve tejkalon shumën e 35 milionë eurove, synimi është të kthehen në komunat e Kosovës. Do të dorëzojmë padi ndaj këtyre ministrive”, ka deklaruar Ibrahimi.
Ibrahimi theksoi se kjo shumë ishte dedikuar për investime kapitale në komunat e Kosovës.
Përveç 26 komunave të cilat kanë dorëzuar sot padi, Ibrahimi është shprehur se pritet që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe disa komuna të tjera.