Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se përgjatë takimit me Escobar, ajo ka potencuar se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se institucionet e Kosovës do të jenë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me SHBA-të.
“Institucionet tona janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtar dhe çdo vendim i yni reflekton frymën kushtetuese të vendit tonë dhe vlerat tona demokratike. Partnetiteti ynë me SHBA-të vazhdon të jetë qenësor”, ka shkruar Osmani.
Të martën e 23 gushtit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ky i fundit nuk ka pranuar të prononcohet për media pas takimit.