Escobari nis takimet në Kosovë, Lajçak të mërkurën

Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka qëndruar të martën për vizitë në Kosovë. Një ditë pas tij, pritet të mbërrijë edhe emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Dështimi i radhës për t’u marrë vesh me njëra-tjetrën i sjellë sërish në Kosovë dhe Serbi, emisarët specialë të SHBA-së dhe BE-së.

Amerikani Gabriel Escobar ka nisur vizitën e tij në Prishtinë të martën, një ditë para homologut evropian, Miroslav Lajçak.

Por, i dërguari i SHBA-së në ditën e parë të vizitës së tij nuk takoi protagonistin kryesor të dialogut, kryeministrin Albin Kurti.

Takimet, Escobar i nisi me presidenten Vjosa Osmani.

Para hyrjes në Presidencë, Escobar nuk pranoi të deklarohet për mediat, duke thënë se këtë do ta bëjë një ditë tjetër.

Escobar nuk pranoi të flasë as pas takimit dy orës me presidenten.

Pas të parës së shtetit, Escobari mblodhi në darkë punë liderët e partive opozitare.

Mirëpo, Escobar mund të mos jetë zyrtari më i lartë që ndihmon dialogun e Brukselit. Kjo pasi Departamenti i Shtetit ka thënë se Sekretari Blinken është i gatshëm të përfshihet në dialog.

“Nëse mendojmë se angazhimi i Sekretarit nëpërmjet telefonit ose personalisht është përbërësi i domosdoshëm për të arritur diçka të tillë në vijën e finishit, Sekretari Blinken nuk heziton të marrë telefonin dhe të bëjë ato biseda”, ka thënë Ned Price, zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit(DASH).

Aktualisht nuk dihet nëse Escobar do të zhvillojë takime tjera të mërkurën, pasi nuk është bërë publike agjenda e tij zyrtare.

E, ndryshe nga amerikanët, institucionet e BE-së gjatë kësaj vizite janë treguar transparentë.

Emisari, Miroslav Lajcak të mërkurën takimet e tij do t’i nisë me presidenten Osmani për të vazhduar më pas me kryeministrin Kurti, zëvendësin e tij Besnik Bislimi, opozitwn,  para se të shkojë në veri për t’i takuar përfaqësuesit e komunitetit serb.

“Në vazhdim të takimeve të javës së kaluar, Përfaqësuesi i Lartë Borrell i ka kërkuar Përfaqësuesit Special të BE-së Miroslav Lajcak që të udhëtojë në Kosovë dhe Serbi këtë javë (24-25 gusht 2022) në mënyrë që të avancohet drejt një zgjidhjeje të pëlqyeshme reciproke për të shmangur tensionet e reja në terren.”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Ardhja e dy emisarëve në Prishtinë pesë ditë pas takimit Kurti-Vuçiq, po shihen si tentim për të prodhuar rezultate në dialogun e Brukselit.

“Këto takime janë një lloj vazhde e bisedimeve për ta gjetur një zgjidhje para se të bëhet data 1 shtator në mënyrë që të parandalohen eskalimet në veri, e poashtu edhe në pjesë të tjera të Kosovës. Se sa do të arrihet kjo mbetet të shihet, por ndoshta edhe para një shtatorit do të tentohet edhe një takim, qoftë i nivelit të kryenegociatorëve apo edhe në mes të krerëve të shtetit”, ka thënë Arbër Fetahu nga GLPS.

Dy emisarët pritet që gjatë së enjtes të vizitojnë edhe Beogradin.

Në kryeqytetin serb gjatë së martës, ambasadori amerikan atje, Christopher Hill ka takuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ku temë diskutimi ishte dialogu.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika