Udhëheqësi i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko i ka uruar popullit ukrainas ditën e tyre të Pavarësisë, gjë që është e habitshme pasi Bjellorusia ka qenë aleati kryesor i Rusisë në pushtimin e saj duke lejuar trupat ruse që të hyjnë në Ukrainë përmes kufirit të saj.
“Jam i bindur se mosmarrëveshjet e sotme nuk do të jenë në gjendje të shkatërrojnë themelin shekullor të marrëdhënieve të sinqerta dhe të fqinjësisë së mirë midis popujve të dy vendeve,” ka thënë Lukashenko.
Ai ka shtuar se Bjellorusia do të vazhdojë të qëndrojë për “ruajtjejen e marrëveshjeve, zhvillimin e marrëdhënieve miqësore dhe reciprokisht të respektueshme në të gjitha nivelet”, shkruan BBC.
Lukashenko, gjithashtu, u ka uruar ukrainasve “një atmosferë të qetë, tolerancë, guxim, forcë dhe sukses në rivendosjen e një jete dinjitoze”.