Hoti e kritikon qeverinë, thotë se nuk po i menaxhon krizat

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se nuk po i menaxhon krizat, që sipas tij, e kanë kapluar vendin

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tash nënkryetar i LDK-së, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se nuk është duke reaguar ndaj krizave e pakënaqësive të ndryshme shoqërore.

Hoti i ka përmendur disa çështje, të cilat sipas tij, nuk e kanë marrë trajtimin e duhur nga qeveria.

Njëra nga to është paralajmërimi i grevave në arsim, për të cilën Hoti tha se qeveria nuk e ka bërë asnjë përpjekje për ta ndaluar.

“Asnjë përpjekje nga qeveria për të parandaluar grevën. Viti i ri shkollor mund të mos fillojë sipas planit. Qeveria nuk po bisedon me sindikata për të gjetur një zgjidhje që i merr parasysh kërkesat e sindikatave dhe mundësitë buxhetor”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Një çështje tjetër, që sipas Hotit, qeveria nuk ka ndonjë plan për ta menaxhuar, është kriza me energji.

“Asnjë plan sesi do të kalojmë dimrin që po vjen. Situata është kritike në mes të verës. Askush nuk di pse në mes të verës ka reduktime kur konsumi i energjisë është relativisht i ulët. Çmimi i drurit dhe peletit, si alternativë për ngrohje, është dyfishuar që tani. Ndërmarrjet e energjisë elektrike (KEK, KEDS, KESKO e KOSTT) janë në kaos sa i përket borxheve ndaj njëra-tjetrës”, ka deklaruar Hoti.

Kritika të ngjashme, Hoti ka pasur edhe për inflacionin në Kosovë, për të cilin ka thënë se nuk janë marrë masa, siç janë rritja e pagave apo ulja e përkohshme e TVSH-së.

“Asnjë masë nuk është ndërmarrë – as rritje e pagave e as ulje e përkohshme e tatimeve. Inflacioni ka arritur në 19%, e jo 14% siç e nxjerrin shifrat zyrtare. Rritja e çmimeve të lëndëve të para ka paralizuar aktivitetin ekonomik të shumë firmave. Asnjëherë nuk është takuar ‘Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik’ për të diskutuar për sfidat e bizneseve”, është shprehur Hoti.

Në fund, Hoti e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, edhe për mungesë të transparencës në dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se “opozitën e informojnë ndërmjetësit e dialogut se çfarë po ndodh dhe çfarë po i kërkohet Kosovës”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika