Mbi 16 mijë disidentë rusë të arrestuar që nga fillimi i luftës

Të dhënat nga raporti i grupit "OVD-Info" thonë se rreth 16 mijë e 437 njerëz janë arrestuar për vepra të ndryshme që nga shkurti i këtij viti krahas luftës Rusi-Ukrainë

Fotoilustrim. Foto; A2 CNN

Një grup udhëheqës i të drejtave të njeriut thotë se më shumë se 16 mijë rusë janë arrestuar nga shteti rus për protesta kundër pushtimit të Ukrainës.

Raporti nga grupi “OVD-Info”, i cili është një monitor i pavarur rus i të drejtave të njeriut, ka thënë se rreth 16 mijë e 437 njerëz janë arrestuar për një sërë veprash që nga shkurti i vitit 2022.

Të dyshuarit janë kapur për demonstrim në rrugë dhe komente në mediat sociale. Shifra përfshin edhe persona të arrestuar vetëm për referimin e konfliktit si një “luftë”, e cila është bërë e paligjshme në Rusi, raporton BBC.

Shumica e arrestimeve erdhën në dy muajt e parë të konfliktit, duke sugjeruar se shumica e opozitës së brendshme në Rusi është shtypur nga goditja e rëndë e qeverisë.

Ky raporti vjen pasi autoritetet kanë arrestuar kritikun e shquar rud, Yevgeny Roizman, me akuzën e “diskreditimit të ushtrisë”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika