Lajçak për shtyrjen e reciprocitetit: Ka shumë spekulime, unë nuk di asgjë

Takimi midis përfaqësuesve të Listës Serbe dhe të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për bisedimet, Miroslav Lajçak, në Veri të Kosovës, tashmë ka përfunduar. Qëllimi i vizitës së tyre është bisedimi me palët për arritjen e një marrëveshjeje të mundshme, përpara një shtatorit

Miroslav Lajçak

Takimi midis përfaqësuesve të Listës Serbe dhe të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për bisedimet, Miroslav Lajçak, në Veri të Kosovës, tashmë ka përfunduar.

Pas kësaj mbledhjeje, Lajçak ka thënë para mediave se një shtatori do të jetë një ditë normale, teksa ka shtuar se në tavolinë tashmë janë shtruar disa opsione.

Kur pyetet se a është kërkuar nga Kosova shtyrja e reciprocitetit të targave dhe dokumenteve për tri deri në gjashtë muaj si opsion, ai nuk ka pranuar të japë më shumë detaje.

“Një takim shumë i rëndësishëm për ne me përfaqësuesit e serbëve në Kosovë. Ne patëm diskutime për të gjitha temat e rëndësishme dhe po vazhdojmë udhëtimin tonë për në Beograd,” u tha Lajçak gazetarëve.

“Ka shumë spekulime, nuk di asgjë për këtë”.

Ndërkaq, emisari amerikan, Gabriel Escobar, ka thënë se misioni i tyre tani do të vazhdojë edhe në Beograd, derisa ka shtuar se nga atje do të deklarohet gjatë ditës së enjte apo të premten e 26 gushtit.

Ndryshe nga dy emisarët ndërkombëtarë, që pas takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe, dolën nga objekti ku u mbajt takimi, një gjë e tillë nuk ndodhi edhe me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ai ka qëndruar për rreth gjysmë ore më shumë se emisarët në takim me udhëheqësit e kësaj partie.

Ndërkaq, lidhur me takimin nuk ka pasur ndonjë deklarim nga ana e kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq.

Ndonëse ka mbetur më pak se një javë kohë deri më një shtator, kur Qeveria e Kosovës do të nisë zbatimin e vendimeve për riregjistrim të automjeteve me targa serbe në RKS dhe lëshimin e dokumenteve hyrëse-dalëse për shtetasit serbë, tashmë veçse kanë filluar vizitat ndërkombëtare në Kosovë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje.

Takimi i emisarëve ndërkombëtarë me përfaqësuesit e Listës Serbe

Qëllimi i tyre është që të bisedojnë me palët për arritjen e një marrëveshjeje të mundshme, përpara një shtatorit.

Të mërkurën e 24 gushtit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në ndërtesën e Qeverisë është parë duke hyrë edhe komandanti i KFOR-it, Ferenc Kajari dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Lajçak dhe Escobar, janë takuar edhe me liderët e partive opozitare në Kosovë.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika