Marrëveshja në mes të Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, mund t’i dërgojë pjesëtarët e Policisë së Shqipërisë për t’i ndaluar emigrantët ilegalë të cilët hynë në ishull nëpërmjet Kanalit La Mansh.
E kjo synohet të arrihet nëpërmjet e një marrëveshjeje të arritur midis Sekretares së Brendshme britanike, Priti Patel, dhe Qeverisë shqiptare.
Ministria e Punëve të Brendshme e Anglisë ka thënë se prania e pjesëtarëve të Policës së Shqipërisë do të ndihmojë autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar me informacion, thuhet në mediumin “Bloomberg”.
Nuk ka një datë të saktë se kur mund të hyjë në fuqi një mas e tillë, e cila është bërë për shkak të rritjes së numrit të njerëzve nga Shqipëria që kalojnë me gomone për në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas zyrtarëve qeveritarë, dyshohet se rreth 60% e emigrantëve që kalojnë çdo ditë tani janë shqiptarë, megjithëse shifrat mund të ndryshojnë.