Emisarët vizitojnë veriun, s’duan barrikada më 1 shtator

Me vizitën në veri të Mitrovicës, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajcak, kanë përfunduar vizitën në Kosovë

Përfaqësuesi i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Hapësirën jo shumë larg zonës e cila u barrikadua më 31 korrik, zgjodhën ta vizitojnë dy emisarët ndërkombëtar në fund të vizitës në Kosovë.

Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajcak shkuan në veri të Mitrovicës për t’i takuar udhëheqësit e Listës Serbe.

Pas gati dy orësh diskutimi, i dërguari i BE-së tha se çfarëdo vendimi që mund të merret, serbët e veriut do të jenë në qendër të tij.

Lajcak tregoi se po punojnë për të shmangur barrikadat.

“Unë jam këtu për të bërë gjithçka së bashku me miqtë tanë amerikanë në mënyrë që të mos ketë barrikada, të mos ketë trazira dhe të mos ketë lëndime dhe që njerëzit të jetojnë të qetë… Duam që 1 shtatori të jetë një ditë normale, një ditë e zakonshme” ka deklaruar emisari i BE-së Miroslav Lajçak.

Se shtyrja e serishme e reciprocitetit nuk është opsion e ripërsëriti të enjten kryeministri Albin Kurti.

Por, emisari evropian refuzoi të komentojë qëndrimin e Kurtit.

Lajcak nuk u përgjigj as në pyetjen nëse bashkësia ndërkombëtare kërkon një gjë të tillë.

Këtë e bëri duke u arsyetuar se ka shumë spekulime dhe se nuk di asgjë për këtë.

 “Unë jam në mes të misionit dhe definitivisht nuk dua të flas për opsionet që janë në tavolinë sepse kjo do të ishte e dëmshme për suksesin e misionit”, ka shtuar Lajçak.

Më i shkurtër se homologu sllovak ishte amerikani Escobar.

“Unë dua vetëm të them se kemi marrë parasysh shqetësimet e kryetarit të bashkisë. Misioni ynë vazhdon në Beograd. Shpresoj që do të kemi mundësi të bëjmë një njoftim nga Beogradi më vonë sot”, ka thënë Escobar.

Ecobar e Lajçak u shoqërua edhe nga ambasadori amerikan në Kosovë, por Jeff Hovenier zgjati edhe rreth gjysmë ore takimin me Listën Serbe pas largimit të dy emisarëve.

Goran Rakiq, kreu i subjektit serb që ka mbështetjen e Beogradit, nuk pranoi të deklarohet pas takimit.

Qëndrimi disa orësh në veri i emisarëve shënon fundin e vizitës së tyre në Kosovë.

Takimet do t’i vazhdojnë në Serbi, me presidentin serb Aleksandar Vuciq dhe kryenegociatorin Petar Petkoviq.

SHBA-ja dhe BE-ja shpresojnë që pas këtyre takimeve të arrihet një dakordim mes palëve për ulje të tensioneve.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika