Pas emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, edhe ai amerikan Gabriel Escobar, e ka cilësuar si të vështirë takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Në një postim në Tëitter, Ambasada e ShBA-së, në Serbi ka shkruar se Escobar e ka vlerësuar përkushtimin e presidentit serb për paqe.
“Takimi i vështirë dhe i gjatë tani me presidentin Vuçiq. Ne vlerësojmë përkushtimin e presidentit për paqen dhe stabilitetin. Puna vazhdon”, thuhet në postimin e tyre.
DAS Escobar: Tough and long meeting just now with President Vucic. We appreciate the President’s commitment to peace and stability. The work continues.
Eskobar: Težak i dug sastanak sa predsednikom Vučićem. Cenimo posvećenost predsednika miru i stabilnosti. Nastavljamo dalje.
— Američka ambasada (@USEmbassySerbia) August 25, 2022
Zyrtarët e BE-së dhe SHBA-së, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, të enjten kanë mbajtur takime me zyrtarët e lartë në Serbi.
Fillimisht ata u takuan me drejtorin e ashtuquajtur të Zyrës për Kosovën nga Qeveria e Serbisë, Peter Petkoviq.
Më pas Lajcak, u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, teksa më vonë atyre i është bashkuar edhe emisari amerikan Gabriel Escobar.
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, bashkë me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kishin qëndruar dy ditë në Kosovë ku ishin takuar me krerët e Qeverisë së Kosovës, presidenten, dhe partitë opozitare.
Qëllimi i vizitës, sipas emisarëve ishte që të shmangen tensionet në veri të Kosovës, dhe të normalizohen marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë.