Deputetja e PDK-së-Kurtit: Diasporën e sheh vetëm si votë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar “Programin për Diplomaci Qytetare” në të cilin parashihet rekrutimi i dhjetë profesionistëve të rinj të diasporës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Për këtë ka reaguar deputetja nga radhët e PDK-së, sipas së cilës, mërgata po shfrytëzohet

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi (PDK)

“Kryeministër, a ke treguar sa ke bërë për diasporën e sa vlen diaspora për ty? Diasporën ti e sheh veç si votë dhe monedhë”.

Kështu e ka nisur postimin e saj në Facebook, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi (PDK).

Gjersa e ka pyetur Kyeministrin Kurti sesa ka vlerë diaspora për të, deputetja Musliu-Shoshi ka rikujtuar se Ligji për Diasporën nuk është funksionalizuar akoma, gjë e cila e ka bërë deputeten të reagojë, duke thënë se diaspora është shfrytëzuar.

“Diasporën tanë e ke shfrytëzuar për bartjen e shpenzimeve për vartësit e tu nga Ministria e Punëve të Jashtme për sorollatje të kota, duke mos i sjellë asnjë përfitim Kosovës. Diasporën nuk mund ta joshësh me premtime të kota e oferta boshe! Krejt çfarë duan diaspora nga Ju e nga ne si klasë politike është të punojmë me nder, mençuri e dinjitet për vendlindjen e tyre!”, ka shkruar deputetja.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video-adresimi u ka bërë thirrje mërgatës kosovare që të aplikojnë në “Programin për Diplomaci Qytetare”.

Të enjten, Kurti ka thënë se mërgata është një nga kontribuesit më të rëndësishëm në vend. Sipas tij, programi i qeverisë do të ofronte mundësi që profesionistët nga mërgata të bëhen pjesë e vendimmarrjes në institucionet e Kosovës.

Ndër të tjera, Kurti ka bërë të ditur se në kuadër të këtij programi do të rekrutohen dhjetë profesionistë të rinj të diasporës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në një periudhë gjashtëmujore.

Hapen dhjetë pozita të dedikuara për mërgatën në MPJD, Kurti u bën thirrje të aplikojnë

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika