Koleksioni i bashkëthemeluesit të ndjerë të Microsoft, Paul Allen, i cili ka vlerën prej 1 miliard dollarësh do të shitet në ankandin më të madh të artit në histori. Shtëpia e ankandeve “Christie’s” ka thënë se të ardhurat nga shitja e muajit nëntor do të jepen për bamirësi, njësoj siç dëshironte Allen.
Koleksioni i Paul Allem përfshin kryevepra nga Botticelli, Renoir, David Hockney dhe Roy Lichtenstein.
Paul Allen, i cili bashkëthemeloi Microsoft-in në vitin 1975 me shokun e tij të fëmijërisë Bill Gates, ka vdekur në vitin 2018 në moshën 65-vjeçare.
Në ankandin “Christie’s” do të shiten 150 vepra arti që përfshijnë 500 vjet. Pjesët do të përfshijnë “La Montagne Sainte-Victoire” të piktorit francez Paul Cezanne, të cilat kanë vlerën më shumë se 100 milionë dollarë .
CEO i “Christie’s”, Guillaume Cerutti tha se ankandi do të ishte si askush tjetër.
“Figura frymëzuese e Paul Allen, cilësia e jashtëzakonshme dhe diversiteti i veprave, dhe përkushtimi i të gjitha të ardhurave për filantropinë, krijojnë një kombinim unik që do ta bëjë shitjen e Koleksionit Paul G Allen një ngjarje me përmasa të paprecedentë”, tha ai.
Koleksioni “pasqyron diversitetin e interesave të tij, me mistikën dhe bukurinë e tyre”, tha Jody Allen, motra e Allen.
Allen la rolin e tij në Microsoft në 1983 pasi u diagnostikua me limfomën Hodgkin, një formë e rrallë e kancerit. Marrëdhënia e tij me bashkëthemeluesin Bill Gates, gjithashtu, ishte përkeqësuar, por do të përmirësohej më vonë në jetën e tij. Ai qëndroi në bordin e kompanisë deri në vitin 2000, raporton BBC.
Allen u trajtua me sukses për kancerin e tij dhe themeloi një kompani private me motrën e tij Jody, “Vulcan Inc”, e cila menaxhonte biznesin dhe filantropinë e tij.
Në vitin 2010 ai u zotua të linte shumicën e pasurisë së tij për bamirësi pas vdekjes së tij. Në atë kohë ai ishte njeriu i 37-të më i pasur në botë sipas revistës Forbe’s, me rreth 13.5 miliardë dollarë.