Lideri i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ka deklaruar se ekzistojnë disa përgjime pjesë e të cilave sipas tij, është kryeministri Edi Rama në bashkëbisedim me grupe kriminale.
Në komunikimin e përjavshëm me mediat, Berisha u shpreh se këto përgjime po i deshifrojnë disa grupe në vende të Evropës, ndaj Rama po pengon marrëveshjen me vendet e Beneluksit për ekstradimin, raporton euronews.
“Përgjimet janë një realitet. Unë kam kërkuar e insistuar ratifikim në Parlament të marrëveshjes me vendet e Beneluksit për ekstradimin. Atë e ka bllokuar Edi Rama në Ministrinë e Drejtësisë, sepse e sigurt është që telefonatat me atë lloj aparati telefonik që Rama dhe të tjerë e besonin që janë të padëgjueshme, janë nxjerrë dhe po deshifrohen me pasion të madh e përgjegjësi nga grupe të përbashkëta të disa vendeve evropiane. A është Edi Rama atje? 100% ndaj edhe po pengon marrëveshjen e ekstradimit”, ka deklaruar Berisha.