Turqi: Arrestohet këngëtarja 46-vjeçare pasi bëri shaka me shkollat fetare

Këngëtarja e muzikës pop në Turqi, Gülşen Çolakoğlu, është arrestuar me dyshimin për "nxitje të urrejtjes dhe armiqësisë" pasi kishte bërë shaka me shkollat ​​fetare

Gülşen Çolakoğlu, këngëtare e muzikës pop në Turqi

Ylli i popit në Turqi, Gülşen, është arrestuar me dyshimin për “nxitje të urrejtjes dhe armiqësisë” pasi kishte bërë shaka me shkollat ​​fetare.

Këngëtarja 46-vjeçare është marrë në pyetje dhe është arrestuar, zyrtarisht, të enjten e 25 gushtit në Stamboll.

Akuzat lidhen me komentet që ajo kishte bërë gjatë një koncerti në Stamboll në prill të këtij viti, e cila ka thënë se “perversiteti” i një prej muzikantëve të saj ishte për shkak se ai kishte shkuar në një shkollë fetare Imam Hatip.

Një video e këngëtares duke bërë komentet kishte filluar të qarkullojë në rrjetet sociale së fundmi, me një hashtag që kërkon arrestimin e saj.

Ndërkaq, kreu i partisë kryesore opozitare në Turqi, Kemal Kılıçdaroğlu, u ka bërë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve të Turqisë që “ta lirojnë artisten menjëherë”.

Gülşen, emri i plotë i së cilës është Gülşen Çolakoğlu, ka qenë objektiv i qarqeve islamike për veshjet e saj skenike dhe mbështetjen për komunitetin LGBTQ.

Ajo ka kërkuar falje në mediat sociale për ofendimin e shkaktuar, por ka thënë që komentet e saj kishin tërhjekur vëmendjen e njerëzve, të cilët duan të polarizojnë Turqinë, raporton euronews.

Por, gjatë marrjes në pyetje, Gülşen ka hedhur poshtë akuzat se ka nxitur urrejtje dhe armiqësi, duke u thënë autoriteteve të gjykatës se kishte “respekt të pafund për vlerat dhe ndjeshmëritë e vendit tim”.

Ndërsa një zëdhënës i partisë në pushtet AK ka deklaruar në Twitter se “nxitja e urrejtjes nuk është një formë arti” dhe se veprimet e Gülşen ishin “një krim urrejtjeje dhe një turp për njerëzimin”.

Ndryshe, Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe shumë nga anëtarët e partisë së tij kanë ndjekur shkollat ​​fetare Imam Hatip në Turqi dhe se qeveria është zotuar të rrisë numrin e tyre për të rritur një “brez të devotshëm”.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika