Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore të Serbisë, kanë njoftuar se kanë kryer 13 mijë e 489 testime.
Si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën 8 persona, ndërsa janë konfirmuar edhe 1 mijë e 351 raste të reja.
Aktualisht, në spitalet e shtetit serb janë të shtrirë 661 pacientë të infektuar, 27 prej tyre po trajtohen përmes respiratorit.
Ndonëse Ministria e Shëndetësisë (MSH) së Serbisë njofton se ka një rënie të numrit të të infektuarëve, situata pandemike në vend mbetet ende e pafavorshme.
Kurse, që nga fillimi i pandemisë në Serbi janë konfirmuar 1 milion e 985 mijë e 085 raste të infektimit, ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 15 mijë e 850 persona.
Shkalla e vdekshmërisë në Serbi mbetet 0.80 për qind.
MSH serbe thotë se deri në orën 15:00 të datës 6 prill 2022, në vend janë testuar, gjithsej, 9 milionë e 262 mijë e 624 persona.