Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të premten ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier.
Sipas njoftimit të Zyrës së Presidences, Osmani dhe Hovenier kanë diskutuar për vazhdimin e koordinimit në mes të institucioneve të Kosovës dhe të ShBA-ve.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërshtetëror dhe vazhdimin e koordinimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim
Poashtu, në njoftim thuhet se, presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier kanë biseduar edhe për çështje të sigurisë, sundimit të ligjit dhe energjisë.