Chelsea është afër arritjes së një marrëveshjeje me Leicesterin për mbrojtësin, Wesley Fofana për një tarifë që besohet të jetë 70 milionë funte duke mos lënë anash as shtesat.
Oferta është e katërta e Chelsea-t për qendërmbrojtësin francez, i cili ka pranuar një ofertë prej rreth 60 milionë funtesh, në fillim të refuzuar nga Dhelprat, në fillim të kësaj jave.
Trajneri i Leicesterit, Brendan Rodgers më herët konfirmoi se Fofana, i cili nuk qe prezent në humbjen e fundjavës së kaluar ndaj Southampton mes spekulimeve për të ardhmen e tij, nuk do të ishte i disponueshëm për udhëtimin e së shtunës në Stamford Bridge për t’u përballur me Chelsean.
Fofana dëshiron të kalojë te Blutë dhe, duke folur pas fitores së Leicester-it në penallti në Stokport në Kupën Carabao, Rodgers konfirmoi se lojtari po stërvitej me U23-të e klubit pasi nuk arriti të paraqitej në një seancë stërvitore javën e kaluar.
“Ai nuk do të jetë i disponueshëm për fundjavë dhe ndërkohë është stërvitur me skuadrën U23”, u tha Rodgers gazetarëve përpara ndeshjes të së shtunës.
Ndër të tjera, Rodgers ka thënë se nuk është i sigurt nëse do të arrihej një marrëveshje dhe se përqendrimi i tij mbetet te lojtarët e ekipit.
“Përmirësimi i skuadrës është gjithmonë i rëndësishëm. Por derisa kjo të ndryshojë, do të punojmë me atë që kemi”, ka thënë ai.