Banorët në Çikatovë të Drenasit protestojnë kundër dhënies së pronave private Ferronikel-it

Të mërkurën e gjashtë prillit, në fshatin Çikatovë të Drenasit ka ndodhur një përleshje fizike për shkak të kontesteve pronësore.

Sipas banorëve, rasti ka ndodhur në lagjen “Morina” ku drejtori i Ferronikelit ka filluar të punojë në tokat e tyre.

Banori Valon Morina, për RTV Dukagjini, ka thënë se drejtori i Ferronikelit ka tentuar të uzurpojë pronat e tyre pa kurrfarë kompensimi.

“Sot drejtori i Ferronikelit, ka tentuar të hyjë me dhunë, duke dashur të hap rryma në tokë tonë, të vijë ta uzurpojë tokën pa kurrfarë kompensimi”, është shprehur ai.

“Ata po thonë se është pronë e tyre, derisa ne kemi dokumentet që pronat janë tona dhe i kanë pasur të parët tonë. Nuk mundem ta marrë me mend se me çfarë vendimi vjen ai në tokë tonë dhe i sulmon qytetarët me kazmë. Njëri prej tyre është marrë me ambulancë, nuk po dihet ende gjendja e saj, derisa 10 qytetarë janë shoqëruar në polici”, shtoi Morina.

Kur pyetet se a është bërë ndonjë ankesë deri më tani, ai e ka pohuar se  lënda për këto prona veçse është në gjykatë.

“Lënda është në gjykatë, është duke u zhvilluar, dhe derisa nuk merret vendim nga gjykata ai nuk ka se cfarë të kërkojë këtu. Ne këtë vend nuk e lëshojmë, i lutemi që mos të vijë më se na merr në qafë djemtë”.

“Do të vazhdojmë me ankesat tona, kërkesat tona”, shtoi ai.

Pas përleshjeve kanë ndërhyrë policia speciale, derisa sipas banorit, në vendin e ngjarjes ende është një patrullë policore për të ruajtur qetësinë.

Policia e Kosovë, Komuna e Drenasit dhe nga kompania Ferronikeli ende nuk kanë prononcuar për këto incidente.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika